Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett mbështet seancën e nesërme për mocionin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se i vjen mirë që nesër në Kuvendin e Kosovës, do të mbahet seanca për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Ambasadori ka pohuar se është e rëndësishme që të gjitha institucionet e Kosovës ta respektojnë Kushtetutën, transmeton Telegrafi.

“Jam i kënaqur të shoh që Kuvendi do të mbajë nesër seancën për votimin e mocionit. Siç i kam thënë kryeministrit sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Seanca për votimin e mocionit do të mbahet nesër në ora 11:00./Telegrafi/

Share.

Kommentarfunktion ist geschlossen.