Barcelona kontakton Pochettinon, pasi refuzohet nga Koeman

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trajneri i ekipit kombëtar të Holandës, Ronald Koeman, e ka refuzuar ofertën e Barcelonës për ta zëvendësuar Ernesto Valverden në postin e trajnerit. Tani, katalonasit e kanë kontaktuar Mauricio Pochettinon.

Kërkimi i Barcelonës për një trajner për ta zëvendësuar Ernesto Valverden e shumëkritikuar po rezulton të jetë sfidë mjaft e madhe. Pasi Xavi vendosi të mos e pranojë ofertën e ish-klubit të tij, tani edhe Koeman i ka refuzuar katalonasit, transmeton Gazeta Express.

Mediat spanjolle madje thonë se Koeman ishte i habitur që mori ofertë nga Barcelona, përkundër që ishte i vetëdijshëm për presionin nën të cilin është Valverde.

Koeman e ka një klauzolë në kontratën e tij me Kombëtaren e Holandës që e lejon atë të shkojë në Barcelonë, por vetëm pas EURO 2020.

Pasi që Koeman dhe Xavi e kanë refuzuar Barcelonën, tani bordi drejtues i klubit i ka kthyer sytë drejt Pochettinos. Radiostacioni katalonas RAC1 raporton se Pochettino tani është favoriti për ta zëvendësuar Valverden.

Më herët, Pochettino kishte thënë se do të preferonte të punonte në fermën e tij në Argjentinë më shumë sesa të bëhet trajner i Barcelonës, mirëpo tani ai mund ta ketë ndryshuar mendimin. /Gazeta Express/

Share.

Kommentarfunktion ist geschlossen.