Djali i Trumpit kërkoi tërheqjen e trupave amerikane, KFOR-i zbarkoi shumë ushtarë në Kosovë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Momentin kur djali i presidentit, Donald Trump dhe senatori David Perdue dhanë deklarata për tërheqjen e trupave amerikane që shërbejnë në KFOR, ndryshe po ndodhë në realitet.

Komanda Rajonale Lindore, brenda forcvs paqeruajtëse të NATO-s, ka konfirmuar se vetëm në dy ditët e kaluara, një kontingjent nga  Garda Kombëtare e Ushtrisë së Oregonit kanë arritur në Kosovë.

Image may contain: 5 people

Ata do të marrin kontrollin e Komandës Rajonale-Lindje si KFOR 27.

“Pas shumë javësh trajnimesh në Hohenfels, Gjermani dhe Fort Bliss, Texas, Ekipi luftarak i Brigadës së 41-të të këmbësorisë, Garda Kombëtare e Ushtrisë së Oregonit së shpejti do të marrë kontrollin e Komandës Rajonale-Lindje si KFOR 27. Ata do të vazhdojnë misionin e KFOR-it për të kontribuar për një mjedis të sigurt në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, djali i presidentit të SHBA-së, Donald Trump Jr. i ka dalë në krah senatorit amerikan, David Perdue, i cili sot ka shkruar në “Tëitter” se SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.

“Pajtohem. Janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë. Ka ardhur koha t’i kthejmë ata në shtëpi”, shkruan Donald Trump jr.

Share.

Kommentarfunktion ist geschlossen.