Gjermani: Dënohet me burgim të përjetshëm 22 vjeçari nga Kosova për shkaktim të aksidentit fatal

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Landit në Klevë të Gjermanisë e ka dënuar me burgim të përjetëshëm një 22 vjeçar nga Kosova, që në muajin prill të vitit 2019-të në Moers afër Duisburgut ka marrë pjesë në një garë të jashtëligjshme automobilistike.

Si pasojë e kësaj gare kishte vdekur një grua 43-vjeçare.

Kosovari si pasojë e shpejtësisë prej 167 km/h ishte përplasur me makinën e gruas.

Ajo kishte ndërruar jetë tre ditë pas plagëve të marra.

Për të pandehurin e dytë, shtetas gjerman, i cili po drejtonte makinën tjetër në garë, prokuroria ka kërkuar një dënim me kusht dy vjet për pjesëmarrje në një garë të ndaluar të makinave, me pasoja fatale, shkruan Die Welt.de përcjell Klan Kosova.

Në gjyq, shoferi i makinës, i cili nuk ishte përfshirë direkt në aksident, i ka kërkuar falje familjes së gruas së vrarë.

Në një deklaratë të lexuar nga avokati i tij, thuhet:

“Më vjen së tepërmi keq për atë që ka ndodhur. Unë do të doja që të mos ndodhte ajo që ka ndodhur “- thuhet në deklaratë.

Klan Kosova

Share.

Kommentarfunktion ist geschlossen.