Hoti për Qeverinë e re: Asnjë shkronjë e Kushtetutës nuk do të cenohet, përkundrazi, do të respektohet e lartësohet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, i cili sot u dekretua nga presidenti, Thaçi, ka thënë se Qeveria e re do të ndodhë në harmoni me kushtetutën.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti ka thënë se nuk do të cenohet asnjë shkronjë e Kushtetutës.

“Legjitimimi i institucioneve ekzekutive të Kosovës, përmes votimit të Qeverise së re, do të ndodhë në mënyrë demokratike përmes votës së përfaqësuesve të popullit në Kuvend.

Asnjë shkronjë e Kushtetutës nuk do të cenohet, përkundrazi, ajo do te respektohet e lartësohet”, ka thënë Hoti.

Ndërkaq, sot Lëvizja Vetëvendosje, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e presidentit Thaçi.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shpresë të madhe në reagim të shpejt të Gjykatës Kushtetuese ndaj kërkesës së tyre.

Haxhiu,  ka thënë se Vetëvendosje është pranë fitores në Gjykatën Kushtetuese, përcjell Telegrafi.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë ka thënë se janë marrë si precedent shumë vende në rajon si Sllovenia apo Kroacia, e që sipas saj tregojnë se Presidenti Thaçi ka shkelur kushtetutën që ka dekretuar Avdullah Hotin për kryeministër. /Telegrafi/

Share.

Kommentarfunktion ist geschlossen.