Kanye West ndalon veturën e tij 200 mijë euroshe në mes të rrugës për të ndihmuar një person të pastrehë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kanye West ndihmoi përsëri një veteran të pastrehë që qëndronte në rrugë duke mbajtur një shenjë “gjithçka ndihmon”, gjatë një daljeje në austostradë në Calabasas të mërkurën.

Reperi i famshëm amerikan doli nga vetura e tij, Lamborghini 200 mijë dollarëshe, ndërsa e urdhëroi truprojën e tij t’i jepte atij disa para.

Fituesi 21 herë i “Grammy”, këtë vit ka për qëllim të ndihmojë sa më shumë përmes “Sunday Service”, sipas TMZ.

Kanye raportohet se po hulumton vende në ‘Evropë dhe Afrikë’ për të sjellë grupin e tij në rritje të ungjillit, të cilin ai e themeloi pak më shumë se një vit më parë.

“Unë e di se Zoti më ka thirrur për një kohë të gjatë dhe djalli po më largonte për një kohë të gjatë”, i tha Westi pastorit Joel Osteen në nëntor.

42-vjeçari njihet për humanitetin dhe ndihmat e vazhdueshme që bën për njerëzit në nevojë dhe ky nuk ishte veprimi i tij i vetëm.

Kanye West përndryshe edhe në vitin 2019 u rendit në mesin e personave më të paguar nga Forbes, i dyti në listë pas Taylor Swift me plot 150 milionë dollarë. /Telegrafi/

 

Share.

Kommentarfunktion ist geschlossen.