Kështu pritet të luajë Setien në debutimin e tij te Barcelona ndaj Granadas

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Barcelona dhe Granda do të përballen në kuadër të javës së 20-të në La Liga.

Katalunasit do të jenë nikoqir të rivalit në ligë, derisa në këtë ndeshje do të jetë edhe debutimi i trajnerit Quique Setien.

Për këtë sfidë që fillonë nesër (e diele) nga ora 21:00, trajneri i ri nuk do t’i ketë në dispozicion lojtarët si, Ousmane Dembele e Luis Suarez që janë të lënduar dhe Frenkie de Jong që është i suspenduar me karton të kuq.

Por, si mund të luajë Setien në debutimin e tij?

Strategjia e trajnerit të ri në këtë aventurë për të pritet të fillojë me 4-3-3.

Ter Stegen do të jetë si gjithmonë në portë, ndërsa Sergio Roberto, Gerard pique, Clemnte Lenglet e Jordi Alba, do të jenë në mbrojtje.

Sergio Busquets do të jetë në rolin e mesfushorit defanzive, ndërsa para tij do të vendosen Arturo Vidal e Ivan Rakitic.

Në sulm do të startojnë Lionel Messi e Ansu Fati, që do ta ndihmojnë Antoine Griezmannin si sulmues qendror. /Telegrafi/

Share.

Kommentarfunktion ist geschlossen.