Kim Kardashian publikon një fotografi nga viti 1996, duket shumë më ndryshe

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kim Kardashian i ka mahnitur fansat me publikimin e një fotografie të mëhershme në Instagram, ku duket shumë ndryshe.

Ylli televiziv e ka publikuar këtë fotografi për ta uruar shoqen e saj, Allison Statter, për ditëlindjen e 40-të.

Fotografia bardh e zi është realizuar në vitin 1996 në Paris, ndërsa Kim dhe Allison shfaqen të shtrira në krevat.

39-vjeçarja duket më e zakonshme në këtë imazh, në krahasim me atë që janë mësuar fansat që ta shohin – gjithmonë e rregulluar.

Fotografia ka marrë afro dy milionë pëlqime, ndërsa fansat janë interesuar më shumë për dukjen e Kardashian, sesa për mesazhin e saj drejtuar shoqes së ngushtë. /Telegrafi/

Share.

Kommentarfunktion ist geschlossen.