Kryeministri bullgar pas takimit me Kurtin: Ekziston një potencial i pashfrytëzuar për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri bullgar Boyko Borissov, janë takuar sot në margjinat e Konferncës për Siguri që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

Ishte vetë kryeministri bullgar Borissov, ai që përmes një postimi në Facebook, ka publikuar lajmin për takimin e me kryeministrin Kurti.

Borissov ka thënë se nuk ka çështje të pazgjidhura të ndjeshmërisë politike midis vendeve tona, dhe marrëdhëniet bilaterale gjithmonë janë karakterizuar nga besimi i ndërsjellë.

“U takova me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti, duke e uruar atë për zgjedhjen e tij në postin e Kryeministrit”, ka thënë Borissov, përcjell Telegrafi.

“Nuk ka çështje të pazgjidhura të ndjeshmërisë politike midis vendeve tona, dhe marrëdhëniet bilaterale gjithmonë janë karakterizuar nga besimi i ndërsjellë”.

Ai ka thënë se “ekziston një potencial i pashfrytëzuar për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, investimeve dhe turizmit”. /Telegrafi/

Share.

Kommentarfunktion ist geschlossen.