Kurti paralajmëron: Kosova rrezikon një tentim grusht shteti nga Rusia

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se vendit tonë po i kanoset një rrezik nga Rusia.

Kurti në një ligjëratë online, të cilën e ka mbajtur të hënën për studentë të Universitetit të Harvardit, ka thënë se në tri vitet e fundit ishin dy tentim grusht shteti në rajon, të organizuara nga Rusia, transmeton Telegrafi.

 

“Kosova rrezikon një tentim puq nga Moska. Në tri vitet e fundit kishte dy tentim grusht-shtetit të dështuara. Një në Maqedoninë e Veriut dhe një në Mal të Zi të organizuara nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Tani Rusia po e don rrethin e tretë të veprimit, për të bërë tentim grusht-shtetit, ose në Bosnjë ose në Kosovë”, ka thënë Kurti, gjatë ligjëratës së tij.

Kurti me studentët e Universitetit të Harvardit ka folur edhe rreth rolit të shtetit amerikan në zgjidhjen e problemit me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes finale./Telegrafi/

Share.

Kommentarfunktion ist geschlossen.