Morena Taraku reagon me një shkrim publik lidhur me ato që fliten për të: Jam lindur e rritur në një familje intelektuale, mua nuk më mposhtë asgjë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, gjendet shumë shpesh në kronikat e shtypit rozë.

Ajo përflitet për këngët e saj, fotografitë provokuese që publikon në rrjetet sociale e hera-herës edhe për ndonjë skandal.

E zhurma e madhe mediatike e krijuar në krah të saj, duket se i ka shkaktuar lodhje Morenës, e cila së fundmi ka bërë një reagim publik në InstaStory lidhur me këtë çështje.

Foto: Morena Taraku/Instagram

Taraku ka shkruar se pas shumë kohësh po e merr fjalën të tregojë se kush është dhe se ndjehet krenare për familjen dhe gjërat që ka arritur në jetë.

Ajo shkruan se karakter i fortë dhe se shkrimet negative të bëra kundrejt saj nuk mund ta ulin poshtë, ndërsa parashtron pyetje për njerëzit e mbushur me mllef, duke i këshilluar që mos ta bëjnë sepse sipas saj, jeta është shumë e bukur.

Ky është shkrimi i plotë i saj:

“Mendoj që mjaft folët ju! Unë jam Morena Taraku dhe jam plotësisht e lumtur për çdo gjë që më ka falur Zoti, për familje, për shoqëri e për çdo gjë tjetër. Mua nuk më mposhtë asgjë, sepse brenda meje është një shpirt njeriu që prindërit e mi e kanë ujitur me shumë dashuri, kulturë e kujdes…dhe injorantët nuk më bëjnë përshtypje…Dhe tek e fundit jam vajzë e lindur dhe e rritur në një familje intelektuale në mes të Prishtinës. Kam 10 vite karrierë dhe brenda këtyre viteve kam takuar njerëz që jam falënderuese çdo ditë, sepse njerëzit e mirë më falën kujtime të bukura kurse njerëzit e ligë më falën eksperiencë…Intrigat, shpifjet dhe lajmet që krijojnë për interesa personale mua nuk më pengojnë sepse gazetaria është teh që i jep kahje gjërave siç do botuesi dhe nuk ka interesa tjerë pos klikimeve…Kam një pyetje, pse jeni të mbushur mllef dhe merreni me gjëra të liga, jeta është shumë e bukur”/Telegrafi/

Share.

Kommentarfunktion ist geschlossen.