“Mos bllokoni kamionët e Kosovës”/ Serbia i përgjigjet Ramës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç iu përgjigj thirrjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama, që kërkoi që të liheshin të kalonin në dogana kamionët me targa të Kosovës

Nuk ka kurrfarë bllokade për kalimin e kamionëve nga Kosova në Serbi në dogana. Ka pasur vetëm një masë që lidhej me ndalimin e lëvizjes gjatë orës policore për shkak të koronavirusit, nga e cila para dy ditësh kemi përjashtuar kamionët me artikuj themelorë edhe për shqiptarët nga Kosova”, tha Gjuriç.

Por ai, u ka bërë thirrje të gjithëve në rajon që të ngrenë zërin kundër bllokadave të reja, që i ka vendos nga sot Qeveria e Kosovës.

“Kamionët me drithë për të gjithë banorët e Kosovës po presin në kufi, sepse Prishtina kërkon nga Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës”, vazhdoi ai duke shtuar “Është i domosdoshëm reagimi urgjent i BE-së ndaj masave (të ashtuquajtura – siç citohet të jetë shprehur Gjuriçi) reciproke, dhe të mos heshtet dhe të kthehet koka anash. BE-ja është garantuese e marrëveshjeve që po shkelen sot dhe ka përgjegjësi për zbatimin e tyre në momentin kur e gjithë bota është e rrezikuar nga epidemia. Askush të mos mashtrohet se kjo është rruga për vazhdimin e dialogut”.

Gazeta SHQIP
Share.

Kommentarfunktion ist geschlossen.