Në Uster, mbrëmje kulturore në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqata Kulturore Shqiptare organizon aktivitete kulturore kombëtare për festën e Pavarësisë.

Në Uster të Zvicrës, Shoqata Kulturore Shqiptare organizon një manifestim kulturor me rastin e Pavarësisë së Kosovës, pjesë e të cilit do të jetë edhe Ansambli Folklorik Autokton “Rugova”, i njohur për interpretimin mbresëlënës të valleve tradicionale, shkruan albinfo.ch.

Me një program të larmishëm artistik dhe në bashkëpunim me Ansambli Folklorik Autokton Rugova, pretendohet t’u ofrohet publikut atmosferë me rastin e festës së Pavarsisë së Kosovës.

Në kuadër të Festës së Pavarësisë së Kosovës më 15 shkurt (e shtunë) 2020, nga ora 18:00, do të zhvillohet mbrëmja solemne e organizuar nga kjo shoqatë me anëtarët e saj me një program të larmishëm.

Vlen të theksohet se hyrja do të jetë falas. /Albinfo.ch.

 

Fotografia e Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi

 

Albinfo.ch

Share.

Kommentarfunktion ist geschlossen.