Setien nënshkroi kontratë dyvjeçare me Barcelonën, por klauzola e tij është më ndryshe

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Barcelona e shkarkoi mbrëmë Ernesto Valverden shkaku i ecurisë së dobët të skuadrës në këtë sezon.

Skuadra katalunase nuk dëshironte të vazhdonte më me spanjollin dhe e zëvendësoi atë menjëherë.

Quique Setien e zëvendësoi Valverden, duke nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2022.

Por, ESPN raporton se në klauzolën e trajnerit është një marrëveshje se në rast që nuk tregon formë të mirë, mund të largohet qysh në fund të sezonit

Blaugranasit dëshirojnë një trajner që mund t’u sjell suksese në Evropë, e që atë nuk po e arrijnë së paku që nga largimi i Luis Enriques.

Kështu, kampioni në fuqi i La Liga-s thuhet se ka lënë hapësirë që Xavi Hernandez që është në krye të skuadrës së Al-Sadd, të marrë drejtimin e tyre. /Telegrafi/

 

 

Share.

Kommentarfunktion ist geschlossen.