Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e shëndetësisë ka thënë se mbrëmjen e djeshme ka humbur jetë në Klinikën infektive në Shkup një pacient nga koroanvirusi.

Bëhet fjalë për një burrë të moshës 63 vjeçare nga Dibra, raporton SHENJA.

Ai është hospitalizuar në Klinikën më 17 mars, pa rritje të temperaturës, por me gjetje tek mushkëritë e bardha dhe me oksigjen. Gjatë natës i është përkeqësuar gjendja e tij, menjëherë është intubuar dhe vendosur në aparat për frymëmarrje por gjendja e tij është përkeqësuar edhe më tej dhe pacienti ka humbur jetën.

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme në Maqedoninë e Veriut u shënua viktima e parë nga koronavirusi një grua e moshës 57-vjeçare nga Kumanova.

Share.

Kommentarfunktion ist geschlossen.