Xherdan Shaqiri nuk largohet nga Livepool

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

E ardhmja e Xherdan Shaqirit duket se do të jetë në “Anfield”. Në mediat e huaja është raportuar se Shaqiri është duke menduar largimin nga Liverpool, pas interesimit të shumë klubeve evropiane.

Mediat angleze, gjatë ditës së sotme kanë raportuar se Liverpool ka refuzuar të gjitha ofertat për huazim të lojtarit nga Sevilla dhe Roma.

Shaqiri ka munguar në ndeshjen ndaj Manchester United, ku Liverpool arriti të triumfojë, për shkak të një lëndimi.

Shaqiri sot ka deklaruar se lëndimi i tij nuk është serioz dhe pritet të rikthehet javën e ardhshme.

“Nuk është diçka serioze, e pata një problem të vogël në stërvitje. Kështu që shpresoj të kthehem më vonë këtë javë. Le ta shohim, nuk mund të them asgjë për momentin, por shpresoj të kthehem.

Unë po qëndroj pozitiv dhe unë ende tentoj ta kem mundësinë që ta jap më të mirën time dhe t’i ndihmoj skuadrës”, deklaroi Shaqiri.

Ish ylli i Bayern Munich dhe Interit, këtë sezon është paraqitur në dhjetë ndeshje në të gjitha garat për Liverpoolin. Gjashtë paraqitje ka bërë në Premier Ligë, duke shënuar edhe një gol.

 

Share.

Kommentarfunktion ist geschlossen.